Detaje nga vrasja në Ferizaj - Identifikohet viktima dhe i dyshuari

Kronika February 20, 2019 - 13:43
Lajmet e fundit nga vendi dhe bota!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka dhënë detaje të reja me vrasjen që tronditi Ferizajn rreth një orë më parë. Viktima që humbi jetën nga arma e zjarrit është M.A., ndërsa i dyshuari është SH.R.,, i cili është identifikuar nga policia dhe shpejt pritet të arrestohet
Kryeprokurori Shukri Jashari ka thënë motivet e vrasjes ende nuk dihen ndërsa ka dhëne detaje të reja për rastin.

LEXO EDHE: Policia tregon detaje për vrasjen në Ferizaj

“Rreth orës 12:30 në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndodhur një vrasje viktima është M.A kurse i dyshuari SH.R,. I dyshuari është largu nga vendi i ngjarjes. Por i njejti është identifiku dhe pritet të arrestohet nga policia”, tha Jashari për Gazetën Express.

Lajmin e ka ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt tha se mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë ndërsa policia po merret me rastin.

“Rreth orës 12:30 ka ndodhur rasti. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri, një person ka ndërruar jetë sipas mjekut kujdestar, është i moshës 25-30 vjeç, policia po merret me rastin”, tha Gashi.