Edhe një grabitje e armatosur në Prishtinë

Një institucion mikrofinanciar në kryeqytet është grabitur në orët e mbrëmjes.

Sipas policisë persona të armatosur kanë grabitur këtë institucion rreth orës 18:00 në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.

LEXO EDHE: Zbulohen tjera detaje rreth shpërthimit në Rahovec

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.