Zbulohen tjera detaje rreth shpërthimit në Rahovec

Kronika January 19, 2019 - 10:55
Lexo tjera detaje

Prokuroria Themelore ne Gjakove ka dhenë detaje shtesë në lidhje me shpërthimin që ka ndodhur dje në komunën e Rahovecit.

Sipas një komunikate që kanë lëshuar për media ky shpërthim ka qenë shumë I fuqishëm, ku nga fuqia e madhe ka hedhur jashtë të gjithë të pranishmit në lokal, përcjell “Zëri.Info”.

Sipas vlerësimeve të Policisë së Kosovës ky shpërthim vlerësohet të ketë qenë aksidental, por që hetimet do të vazhdojnë edhe tutje në lidhje me rastin.

“Gjakovë, 19 janar 2019-  Me datë 18 janar 2018, rreth orës 20:00, në Komunën e Rahovecit, pikërisht në një lokal në fshatin Ratkovc ka ndodhur një shpërthim i një bombole të gazit, në bodrumin e të njëjtit lokal.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, saqë i ka hedhur të pranishmit jashtë lokalit, me ç ‘rast lëndime të lehta trupore kanë marrë 15 persona, të cilët kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku pas trajtimit 11 prej tyre janë lëshuar në shtëpi dhe 4 prej tyre kanë qëndruar për trajtim të mëtutjeshëm.

Vlerësimi momental edhe nga ana e policisë konsiderohet që shpërthimi ka qenë aksidental, po sot prape do të dalin në vendin e ngjarjes, për të vlerësuar shkaktarin e shpërthimit”, thuhet në njoftim./ZËRI