Përfundon pjesa e parë e intervistimit të 'Remit'
Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka përfunduar pjesën e parë të intervistimit nga Prokurori Special në Hagë të Holandës.
Mustafa aktualisht po pauzon pas më shumë se dy orë inetvistimi në Zyrën Prokurorit të Specializuar, intervistë kjo e zhvilluar në prani të avokatit, Arianit Koci.
Më pas pritet të vazhdojë pjesa e dytë e intervistimit.
LEXO EDHE: I ftuari tjetër nga Specialja mund të intervistohet në Prishtinë, e jo në Hagë
Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është edhe zyrtarisht personi i parë që po intervistohet nga Gjykata Speciale.
Veç tij të dielën për në Hagë u nis edhe ish-komandanti, Sami Lushtaku, i cili pritet të intervistohet dy ditë pas Mustafës.