Roma zyrtarizon Drejtorin Sportiv më të mirë të Evropës (Foto)

Roma ka zyrtarizuar si Drejtor Sportiv të skuadrës spanjollin Monchi

Roma edhe zyrtarisht ka njoftuar se Monchi do të jetë Drejtor Sportiv i skuadrës, me të cilin ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Spanjolli është shumë i lumtur për këtë mundësi dhe falënderon të gjithë për mundësinë.

“AS Roma është e lumtur të ju njoftoj se Ramon Rodriguez Verdejo (Monchi) do të jetë Drejtor Sportiv i ri i skuadrës. Monchi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare”, thuhet në njoftimin e Romës.

Kujtojmë se Monchi para se të kalonte te Roma, ishte Drejtor Sportiv i Sevillas, me të cilën skuadër kreu disa nga transferimet më të mëdha në Evropë. /Express/