E thotë deputeti i LDK-së: PDK-ja përmes Demarkacionit dëshiron të na dërgoj në zgjedhje

Aktuale korrik 14, 2016 - 13:36

Deputeti i PDK-së, Adem Salihaj ka thënë se çështja e Demarkacionit është problematike. Ai është thirrur në mungesë të informacioneve dhe keqkuptimeve në këtë proces.

“Do të jetë e vështirë që ta votojmë Demarkacionin me gjithë këto keqkuptime” ka thënë Salihaj.

“Ne ende nuk kemi në dorë asgjë për këtë proces” ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Por, Salihaj ka thënë se vështirë se mund të shkohet në zgjedhje pa u kryer Demarkacioni dhe Gjykata Speciale. Ai ka thënë se gjithçka do të varet nga disponimi i ndërkombëtarëve.

Këto komente Salihaj i ka bërë për “InfoBox” të RadioDukagjinit, raporton zeri.info.