Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e LVV-së
Foto: Laura Hasani

Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e LVV-së

Aktuale May 02, 2024 - 22:15

Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, ka “garantuar” që Dejona Mihali nuk i shkruan fjalimet e deputetëve të kësaj partie.

Ajo tha se janë gjashtë këshilltarë që merren me fjalimet dhe asistimin e deputetëve.

Kusari- Lila shtoi se në kabinet organizohet skenari për seanca se kush do të flasë.

“Nuk është e vërtetë që i shkruan fjalimet, veç që ta dini. Ata mundem me garantu sepse jam drejtuese e grupit dhe kabinetit në të cilin janë gjashtë këshilltarë, të cilët merren me fjalimet dhe me asistimin e deputetëve në rastet e fjalimeve dhe me organizimin e skenarit për seancën ku kemi më shumë se një folës, sikur sot që ka debat, në të cilin parashihet lista e folësve dhe debutuesve në mbledhjen e grupit që besoj secili GP duhet ta kishte dhe natyrisht koordinimi me politikat të cilat janë të organizatës dhe orientimin që e kemi për secilin debat. Prandaj, nuk është Dejona që i shkruan fjalimet, ka pasë shumë banalizma me emrin dhe prezencën e saj, është interesant se ku përmendet, më duket se në emision te ti e kam thënë që ka pasë një progres në shoqërinë kosovare, se prej referencës tek emrat e komandantëve dhe personat e fortë që kanë qenë subjektet e mëhershme politike, tash përmenden gratë”, tha ajo në T7.