Haradinaj: Ta bëjmë një Demarkacion tjetër deri në vjeshtë

Haradinaj: Ta bëjmë një Demarkacion tjetër deri në vjeshtë

Aktuale korrik 13, 2016 - 16:46

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se duhet  hedhur poshtë marrëveshja aktuale për demarkacion me Malin e Zi.

Sipas tij, duhet të formohet një komision  qeveritar në mënyrë që të gjindet  zgjidhja për këtë çështje para shtatorit.

“Ne po kërkojmë qe sa kohë që të zgjidhet çështja e demarkacionit. Qeveria ka qenë e mbyllur. Pra, ne kemi një vit që kërkojmë rihapjen e kësaj çështje, në mënyrë që të fitohet në kohë”

” Përgjegjësia bie mbi një qeveri të korruptuar, mbi gabimet e saj që ka bërë në shënjimin e vijës kufitare. Kuptohet që mund ta shfrytëzojmë kohën e mbetur, nga tash e deri në shtator, që ta hedhim poshtë këtë version, me e rifilluar një komision qeveritar dhe ta gjejmë zgjidhjen për Demarkacionin, mundësisht para shtatorit” Tha ai.

LEXO EDHE: Gruevski kundër Nuland: Departamentet speciale nuk janë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos

Në në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, numri një i AAK-së ka folur edhe për vizitën e  Zëvendës sekretares amerikane të shtetit, Viktoria Nuland, në Prishtinë me ç`rast ka thënë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk ka qenë fokusi i vizitës së saj.

“Është e arsyeshme që Kosova e ka temë diskutimi këtë, për shkak se e ka në agjendën e vet, mirëpo nuk ishte temë prioritare e kësaj vizite”.

” Pra, fokusimi është në rendin dhe ligjin, kthimi i besimit në institucione, në sistemin politik, e veçanërisht edhe porosi të qarta për një qeverisje jokorruptive dhe racionale. Unë mendoj se këtu ishte fokusimi i zonjës Nuland. Po ashtu, temat që i ka Kosova ose agjenda e Kosovës, janë preokupim i të gjithëve”.

Haradinaj njëherit ka mirëpritur ftesën e ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O Connell, për Qeverinë e Kosovës që të organizojë debat lidhur me sqarimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka potencuar gjithashtu se nuk beson që do t’i kthehen formave jo konvencionale të kundërshtimit në Kuvend.