Adem Grabovci kundër Isa Mustafës: Mos e dërgo demarkacionin në Kuvend

Adem Grabovci kundër Isa Mustafës: Mos e dërgo demarkacionin në Kuvend

Aktuale korrik 12, 2016 - 15:37

Paralajmërimi i këshilltarit të kryeministrit Isa Mustafa, se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi do të dërgohet nesër për ratifikim në Parlament, duket se do të has në bllokadë nga PDK-ja.

Të paktën kështu është deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

LEXO EDHE: Gruda: Edhe hartat e Malit të Zi, tregojnë se kufiri është në Çakor (Video)

Ai për Indeksonline ka thënë se Qeveria e Republikës duhet të tregohet e kujdesshme dhe t’i shtjerrë të gjitha mundësitë për këtë çështje, e tek pastaj ta sjellë për ratifikim në Kuvend.

Sipas tij, debati rreth marrëveshjes së demarkacionit është një çështje e cila është penguar në kohën kur është dashur të vjen në Parlamentin e Kosovës.

Grabovci thotë se për shkak të politizimit tej mase dhe të panevojshme të kësaj çështje, është pamundësuar zhvillimi i një debati.

“Tash kur jemi në këto rrethana të reja, pas gjithë këtij politizimi të skajshëm që i është bërë kësaj çështje, unë e vlerësoj që Qeveria e Republikës  së Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme kur do ta bij në Kuvend këtë çështje dhe duhet t’i shtjerrë disa mjete që janë në dispozicion dhe duhet ta gjej kohën e duhur se kur është koha më e përshtatshme për të ardhur në Kuvend”, ka thënë ai. /Lajmi.net/