I keni parë me kujdes postimet e Ramës në Facebook? (FOTO)
Ai njihet si kryeministri që vishet ndryshe nga të tjerët, duke filluar nga kollaret, këmishat, apo edhe detajet e tjera, qoftë ky edhe një stilolaps.
Në çdo eveniment që ai është i pranishëm zgjedh veshje për të cilat bie gjithmonë në sy edhe pse për disa prej tyre është kritikuar në internet.
Por, nëse i keni lexuar me kujdes statuset apo publikimet që ai bën në Internet, do të vëreni se ndryshe nga kryeministrat e tjerë, Rama përdor shumë ikonat. Fytyrë e vrenjtur apo me gjuhë përjashta, shkruan jeta osh qef.
Shenja e “like” apo një ikonë që tregon sukses apo lumturi.
Pse Rama ka zgjedhur të komunikojë me njerëzit duke përdorur këto ikona, për të qenë më pranë përditshmërisë së tyre apo është kjo një mënyrë marketingu e një kryeministri “modern” për të qenë më i pëlqyeri.
Gjithsesi pavarësisht zgjedhjes së tij, ai ia ka arritur të bjerë në sy me këtë metodë që ka zgjedhur.




