Pjesëtarët e FSK-së certifikohen në kursin për nënoficer të lartë
Foto: Facebook

Pjesëtarët e FSK-së certifikohen në kursin për nënoficer të lartë

Aktuale April 30, 2026 - 16:20

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar me sukses certifikimi i Kursit për Nënoficer të Lartë (KLN) “Gjenerata 10-2026”, ku pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në procesin e avancimit profesional dhe ngritjes së kapaciteteve udhëheqëse.

Ky kurs vlerësohet si një hap i rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove ushtarake për përballimin e sfidave bashkëkohore, me fokus në forcimin e aftësive të lidershipit, vendimmarrjes ushtarake dhe menaxhimit në situata komplekse operacionale dhe taktike.

Gjatë trajnimit intensiv, pjesëmarrësit kanë zhvilluar aftësi teorike dhe praktike të nevojshme për udhëheqje efektive në nivele të ndryshme përgjegjësie.

Sipas njoftimit, kursantët kanë dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi më të larta në shërbim të misionit.

“KDS mbetet e përkushtuar në zhvillimin e liderëve të aftë, të disiplinuar dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes”, thuhet në njoftim.