Vajza e Kadaresë emërohet ambasadore e Shqipërisë në OKB

Vajza e Kadaresë emërohet ambasadore e Shqipërisë në OKB

Aktuale April 04, 2016 - 16:22

Besiana Kadare e liruar pak ditë më parë nga detyra, është emëruar ambasadore e Shqipërinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në komisionin e Jashtëm parlamentar u shqyrtuar kandidatura e saj, si dhe e Gjergj Teneqexhiut si ambasador i Shqipërisë në Japoni.

Zonja Kadare do të mbulojë edhe përfaqësuesen e Shqipërisë për në Kubë, jo rezidente. Zv/ministri i Jashtëm, Halil Hyseni tha se kandidaturat janë dinjitoze për përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë.

Kadare paraqiti edhe synimet e përgjithshme të saj.

“Në fushën e të drejtave të njeriut misioni do të jetë aktiv; në fushën e sigurisë dhe paqes përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal, Shqipëria do të japë një kontribut proaktiv në luftën kundër terrorizmit; prioritet i veçantë i punës do të jetë kandidatura jonë për anëtarësim në Këshill të Sigurimit”, tha ajo.

Gjithashtu, Kadare u shpreh se në fokus të punës së saj do të jetë përfshirja e Kosovën në të gjitha nismat shumëpalëshe të organizuara në kuadër të OKB-së, si dhe lobimi për njohjen ndërkombëtare të saj.

Besiana Kadare është e bija e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, teksa më herët mbulonte Shqipërinë pranë UNESCO-s, një organizatë pranë OKB-së që merret me ruajtjen e trashëgimisë botërore.

Ndërsa, Teneqexhi kandidat për ambasador në Japoni, bëri një parashtrim të objektivave të tij duke theksuar se prioritet i punës së tij do o të jetë bashkëpunimi ndër parlamentare, ekonomik, social, nxitja e investitorëve japonez në hapësirën Shqiptare, si dhe tërheqja e turistëve japonez në vendin tonë

Pas prezantimit të bërë nga dy kandidatët, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme Arta Dade vlerësoi dy kandidaturat e paraqitura dhe shprehu bindjen se kjo detyrë do të përmbushet me sukses në shërbim të interesave të vendit dhe të kombit.