Burdushi: E parashikova gazin në Parlament! (VIDEO)

Aktuale January 02, 2016 - 12:50

Ekipi i “Zërit” ka shkuar te Burdushi, për ta pyetur për fatin e politikanëve të Kosovës, për vitin që po vjen. Njeriu që pretendon se di të parashikojë të ardhmen, pos për politikë, është pyetur edhe për sfera të ndryshme shoqërore, por edhe për fatin e gazetarëve. Sipas tij, Kosova është në një “mjegull”

Ia ka huqur në prognozë për zgjedhjet në Shqipëri. Pak para se Edi Rama të fitojë zgjedhjet, Hysri Peqani, i njohur ndryshe si “Burdushi”, kishte deklaruar se zgjedhjet do t’i fitonte Sali Berisha.

Por, ky parashikues kontrovers kosovar po vazhdon të insistojë se di të shohë përtej asaj që shohin njerëzit e zakonshëm.

Ai, në zyrën e tij “mistike” në Prizren, pos si parashikues fati, vazhdon të luajë edhe rolin e shëruesit.

Sapo t’i afroheni oborrit të Burdushit, do të jeni në vëzhgim të detajuar të kamerave.
Po ashtu edhe zyra e tij monitorohet nga kamerat. Brenda oborrit një restorant është vendi ku klientela e tij do të presë derisa t’iu vijë radha për t’u kontrolluar.

Për te Burdushi nuk ka nevojë për termine. Aty njerëzit shkojnë kur ndonjë sëmundjes nuk ia “gjejnë” ilaçin te mjekësia shkencore, vajza e djem që kanë probleme me zgjedhjen e fatit të jetës. Ka edhe të tillë që shkojnë aty për t’u lutur.
Ndonëse Burdushin e kundërshtojnë thuajse të gjithë prijësit fetarë, tek ai i gjen të gjitha shenjat fetare, nga ato islame, katoloke, ortodokse…

“Unë jam i të gjithëve”, thotë Burdushi, një njeri i plotë e shtatmesëm, me flokë të krehura, këmishë të bardhë e me kollare.

Burdushi, sikur me fenë sillet edhe me politikanët. Ai bëhet i të gjithëve dhe flet fjalë të mira për të gjithë. (Lexoni shkrimin e plotë në numrin e sotëm festiv të gazetës Zeri ose versionin online me parapagim online.zeri.info )