Reshje bore në zonat malore, Ministria e Infrastrkturës apelon për kujdes në rrugë
Foto: Laura Hasani

Reshje bore në zonat malore, Ministria e Infrastrkturës apelon për kujdes në rrugë

Aktuale November 23, 2026 - 20:49

Ministria e Infrastukturës dhe Transportit ka bërë thirrje për kujdes në rrugë pas reshjeve të borës në zonat malore.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes do të jenë terren 24 orë në ditë, të gatshëm e për pastrimin e borës dhe trajtimin e ngricave sipas gjendjes së rrugëve.

Postimi i plotë:

Reshjet e para të borës kanë filluar në Prevallë, në Bjeshkët e Rugovës dhe në zona të tjera malore të vendit. U bëjmë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në segmentet ku mund të ketë ngrica.

Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në terren 24 orë në ditë, të gatshme për pastrimin e borës dhe trajtimin e ngricave sipas gjendjes së rrugëve.

Pajisjet dimërore janë të detyrueshme nga 15 nëntori deri më 15 mars. Para nisjes, kontrolloni gjendjen e gomave. Gjatë vozitjes, përshtateni shpejtësinë me kushtet e rrugës, mbani distancë më të madhe dhe shmangni frenimin e menjëhershëm.

Me respekt!. /Zëri