Vihet gur themeli i projektit për rikonstruktimin e urës mbi Sitnicë

Vihet gur themeli i projektit për rikonstruktimin e urës mbi Sitnicë

Aktuale November 23, 2026 - 14:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, vunë gur themelin e projektit për rikonstruktimin e urës mbi lumin Sitnicë.

Duke e vlerësuar si investim të rëndësishëm për qytetarët, Kurti tha se vlera e gjithmbarshme e projektit është 700 mijë euro, kontribut i përbashkët i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Mitrovicës.

“Ne ndërtojmë ura anembanë Kosovës, por natyrisht, më shumë, e më shpejt, e më shpesh, aty ku kanë munguar në të kaluarën, e kjo është pikërisht Mitrovica”, theksoi kryeministri Kurti, teksa tha se vitin e kaluar në këtë qytet u përuruan dy urat e reja mbi lumin Ibër dhe se e treta, po ashtu mbi Ibër, është në ndërtim e sipër.