Mashtroi se vuante nga leukemia dhe mblodhi mbi 189 mijë euro përmes “GoFundMe”, disa persona i shkojnë në shtëpi gjilanasit

Mashtroi se vuante nga leukemia dhe mblodhi mbi 189 mijë euro përmes “GoFundMe”, disa persona i shkojnë në shtëpi gjilanasit

Aktuale November 23, 2026 - 10:26

Endrit Azemi është i arrestuar si i dyshuar për mashtrim për mbledhjen e fondeve përmes “GoFundMe”. I dyshuari është prezantuar si person i diagnostikuar me leukemi akute, teksa ka mbledhur afro 190 mijë euro.

Mediumi Nacionale ka publikuar pamje, për të cilat raporton se kanë ndodhur pranë shtëpisë së të dyshuarit. Në bazë të këtyre pamjeve, mbrëmjen e së dielës disa persona kanë shkuar pranë shtëpisë së të dyshuarit.

Sipas këtyre pamjeve, të njëjtët shihen të revoltuar në drejtim të një personi.

Ndaj Azemit pritet të mbahet seanca gjyqësore, ku Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.