U tha se sulmi me dron ndaj anijes ruse u nis nga Shqipëria, reagon Ministria e Jashtme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se sulmi me dron detar ndaj një anijeje ruse dyshohet se ka origjinën nga territori shqiptar.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, Ministria i ka cilësuar këto raportime si të pasakta dhe që nuk pasqyrojnë faktet.
“Shqipëria nuk ishte e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj as nuk është përdorur dhe as nuk është vënë në dispozicion për nisjen ose lehtësimin e një sulmi të tillë”, thuhet në reagimin e Ministrisë.
Më tej, autoritetet shqiptare kanë theksuar se i refuzojnë kategorikisht këto pretendime, të cilat, sipas tyre, janë paraqitur pa prova të verifikueshme.
“U bëjmë thirrje përgjegjësve për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin dhe të tregojnë saktësi, kujdesin e duhur dhe përgjegjësi gjatë raportimit për çështje të një ndjeshmërie të tillë”, thuhet në njoftim.
Reagimi i diplomacisë shqiptare vjen pas pretendimeve për përfshirjen e territorit të Shqipërisë në një sulm me dron detar ndaj një anijeje luftarake ruse.
BIG | ë A naval attack drone that reportedly struck a Russian corvette off the coast of Libya is said to have launched from Albania, traveling more than 800 kilometers across the Mediterranean Sea before reaching its target. According to emerging reports, the unmanned surface vessel completed a long-distance maritime journey before attacking the Russian warship near Libya. The exact launch location, the drone’s operator, and the extent of damage inflicted on the corvette remain unverified. A successful attack over such a distance would demonstrate the growing reach of unmanned naval warfare far beyond traditional conflict zones. The reported launch from Albania would also raise significant questions about the operation’s logistical support and planning, while exposing potential vulnerabilities in Russian naval deployments across the Mediterranean. See the latest updates with us: @visionergeo
— Visioner (@visionergeo) November 22, 2026