IKSHPK-ja u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët kundër fruthit
Aktuale
November 20, 2026 - 19:51
Vaksinimi me dy doza të vaksinës MMR siguron rreth 97 deri në 99 për qind mbrojtje kundër fruthit, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), duke u bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët.
Sipas IKSHPK-së, doza e parë e vaksinës jepet në moshën 12-muajshe, ndërsa e dyta në moshën 5 deri në 6 vjeç.
Instituti ka paralajmëruar se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët nën moshën pesëvjeçare.
Ndër ndërlikimet që mund të shkaktojë janë pneumonia, encefaliti, dehidrimi, dëmtimi i dëgjimit dhe verbimi.