Një avokat i ri i bashkohet ekipit mbrojtës të Kadri Veselit
Një muaj pas vendimit në Hagë, ku Veseli u dënua me 18 vjet burg nga Gjykata Speciale, nga ekipi i tij mbrojtës u larguan avokatet Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan. Që nga ajo periudhë kanë filluar lëvizjet për përbërjen, e re e cila do të merret me betejën e dytë në Gjykatën e Apelit
Avokati Russell Hopkins i është bashkuar ekipit mbrojtës të ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në Gjykatën Speciale në Hagë. Kryeavokati i Veselit, Rodney Dixon, e ka informuar Gjykatën më 11 nëntor se Russelli do t’i bashkohet ekipit të tij.
Sipas biografisë së publikuar nga “Temple Garden Chambers”, Russelli është i specializuar në çështjet gjyqësore që lidhen me korporatat, të drejtat e njeriut, të drejtën ndërkombëtare dhe kontestet lidhur me juridiksionin.
Më 16 shtator 2026 Gjykata Speciale ka dënuar me 18 vjet burg ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, 25 vjet ish-presidentin Hashim Thaçi, 25 vjet ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin e me 13 vjet ish-deputetin, Rexhep Selimi.
