Aktivistet me aksion para Kuvendit derisa zhvillohen intervistimet për rastin e Arlinda Zekajt
Foto: Ekonomia Online

Aktivistet me aksion para Kuvendit derisa zhvillohen intervistimet për rastin e Arlinda Zekajt

Aktuale November 18, 2026 - 10:19

Derisa Komisioni Hetimor Parlamentar është duke intervistuar zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, një grup aktivistesh po zhvillon një aksion protestues para Kuvendit të Kosovës.

Aktivistet kanë lëshuar alarmin e policisë dhe po qëndrojnë para objektit të Kuvendit, në shenjë reagimi lidhur me rastin.

Image

Image

Image