Konsumimi dhe shitja e pijeve energjike nën 18 vjeç, ende sfidë dhe dukuri shqetësuese

Konsumimi dhe shitja e pijeve energjike nën 18 vjeç, ende sfidë dhe dukuri shqetësuese

Aktuale November 15, 2026 - 20:23

Pijet energjike po bëhen gjithnjë e më të pranishme në mesin e të rinjve në Kosovë. Konsumimi i tyre nga personat nën moshën 18-vjeçare, si dhe shitja e lehtë e këtyre produkteve, vazhdojnë të përbëjnë një shqetësim serioz dhe sfidë për institucionet përgjegjëse, prindërit, shkollat dhe shoqërinë në përgjithësi.

Pijet energjike vazhdojnë të shiten lirshëm për të rinjtë në Kosovë.

Janë vetëm disa nga pijet energjike që mund të gjenden lehtësisht në tregun e Kosovës. Pije si këto vazhdojnë të jenë në duart e shumë të rinjve, të cilët shpesh i konsumojnë pa qenë të vetëdijshëm për përmbajtjen e tyre dhe për pasojat në shëndetin e tyre. Në shumë raste, shitja e tyre bëhet pranë shkollave si dhe duke mos u verifikuar mosha e tyre.

Edhe njohës të arsimit ngrenë shqetësimin se këto pije mbeten lehtësisht të qasshme në kioska dhe markete pranë shkollave të cilat promovojnë dhe ekspozojnë këto produkte.

Ndërkaq, për ndikimin në shëndetin e të rinjve flasin edhe kardiologët.

Përballë kësaj situate, nga organizatat për mbrojtjen e konsumatorëve kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa konkrete në mbrojtjen e të miturve.

"Qeveria duhet të jetë shumë transparente, llogaridhënëse dhe me ne ta ndajë përgjegjësinë, sepse ne jemi ata që rrezikohemi dhe ne jemi ata që financojmë nëpërmjet buxhetit që gjenerojmë. Këto janë 2 obligime themelore. Qytetari konsumator në këtë aspekt, në këtë lami, të informohet, të edukohet, të arsimohet, t'i mundësohet kulturë, arritje dhe ngritje kulture dhe të vetëdijësohet. Nuk ka tjetër formulë tjetër", tha për RTK, Selatin Kaçaniku, kryetar i Shoqatës së Konsumatorëve.

Kuvendi i Kosovës kishte miratuar vetëm në lexim të parë Projektligjin për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç. Qëllimi i projektligjit është mbrojtja e shëndetit të personave nën 18 vjeç nga efektet negative të pijeve energjike. Projektligji po ashtu parasheh sanksione me gjobë ndaj personave fizikë dhe juridikë që shesin, ofrojnë ose reklamojnë për shitje pije energjike në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

RTK ka pyetur edhe në Inspektoratin e Tregut, por të dielen nuk ka marrë përgjigje. /rtk