Rama mbledh Asamblenë e PS-së, priten diskutime për çështje të rëndësishme
Aktuale
November 14, 2026 - 09:55
Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledh sot, në orën 10:30, Asamblenë Kombëtare në Lalëz.
Në fokus pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, riorganizimi i strukturave partiake, përzgjedhja e kandidatëve për kryebashkiakë dhe zhvillimet brenda vetë PS-së.
Takimi pritet të hapet me fjalën e kryeministrit shqiptar dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, për të vijuar më pas me diskutimet mbi organizimin dhe objektivat politike të socialistëve, raporton Tch.
Një prej çështjeve kryesore në fokus do të jetë përgatitja për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Rama pritet të prezantojë drejtimet mbi të cilat do të organizohet gara elektorale, si dhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve socialistë për drejtimin e bashkive.