Mot pranveror sot, temperaturat deri në 19 gradë
Foto: Laura Hasani

Mot pranveror sot, temperaturat deri në 19 gradë

Aktuale November 12, 2026 - 07:50

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 e 7 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë në 15 deri në 19 gradë Celsius.

Era do të fryjë në drejtim të jugperëndimit me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image