Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Forumin e Paqes në Paris
Foto: Facebook

Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Forumin e Paqes në Paris

Aktuale November 10, 2026 - 22:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, i cili është lansuar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Përmes një postimi, Kurti ka thënë se kjo deklaratë synon mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja.

Ai ka theksuar se arsimimi dhe shëndeti i fëmijëve, përfshirë shëndetin mendor dhe atë psikosocial, janë çështje jetike që kërkojnë vëmendje të veçantë, veçanërisht në kohën kur teknologjitë e reja dhe qëndrimi i gjatë para ekraneve po sjellin sfida të reja.

“Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris u lansua Samiti i Fëmijëve, dhe si Republikë e Kosovës iu bashkuam Deklaratës Politike, me qëllim mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja. Arsimimi dhe shëndeti i fëmijëve, përfshirë ai mendor e psikosocial, teksa po sfidohemi nga teknologjitë e reja dhe kalojmë kohë të gjatë në ekrane, janë jetikë”, ka shkruar Kurti.