Policia njofton nxjerrjen e automjetit nga Liqeni i Ujmanit i cili ishte fundosur një vit më parë

Policia njofton nxjerrjen e automjetit nga Liqeni i Ujmanit i cili ishte fundosur një vit më parë

Aktuale November 08, 2026 - 15:09

Sot njësitë policore të rendit se bashku me njësitet e specializuar të Policisë së Kosovës (NJSO, NJRSH, NJNSH), ne bashkëpunim me Epikën Nacionale e Kërkim Shpëtimit, Agjensionin për Menagjimin e Emergjencave dhe Klubin e zhytjes Trepça, pas një operacioni të përbashkët i cili ka filluar rreth ore 10:00 kanë arritur ta identifikojnë automjetin i cili kishte qenë i fundosur në liqenin e Ujmanit.

Rreth orës 12:40 njësitë e lartcekura kanë arritur që ta nxjerrin automjetin në fjalë, vijon njoftimi.

Sipas policisë, “rasti i fundosjes se automjetit ishte raportuar nga një qytetar i Republikës se Kosovës me datë 14.10.2025 i cili atëherë kishte raportuar se automjeti i tij të cilin e kishte parkuar jashtë rrugës, te liqeni i Ujmanit, në rrethana të paqarta kishte rënë dhe ishte fundosur në liqenin e Ujmanit. Pas nxjerrjes se automjetit i njëjti i është dorëzuar pronarit legjitim”.

Pamje:

Image
Image