Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka-Pula
Aktuale
November 07, 2026 - 12:36
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e tij, Milatoviq i ka përcjellë urimet më të mira presidentes Shiroka Pula, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të thellohen.
Ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha me interes të ndërsjellë.