Protesta studentore në Tiranë, studentët dhe pedagogët mblidhen para Ministrisë
Aktuale
October 31, 2026 - 12:20
Protesta e studentëve, pedagogëve dhe të rinjve vijon këtë të shtunë (31 tetor) në Tiranë, ku tubimi ka nisur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.
Studentët kanë refuzuar ftesat për dialog të kryeministrit Edi Rama, duke këmbëngulur se kërkesat e tyre duhet të plotësohen përpara nisjes së çdo procesi negociues.
Ndërkohë, kreu i qeverisë ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog, duke vendosur përfaqësuesit e tij përpara godinës së Kryeministrisë.