Jep dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Aktuale
October 30, 2026 - 12:36
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmned Hoxha ka dhënë dorëheqje, pas rastit tragjik të vrasjes së Arlinda Zekaj.
Kryeministri Kurti ka njoftuar se pranoi nga Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
“ Kurti, sot pranoi nga z. Gazmend Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti.
Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij.”.