Fehmi Hoti emërohet ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Policisë
Foto: Laura Hasani

Fehmi Hoti emërohet ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Policisë

Aktuale October 30, 2026 - 12:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga drejtori i PK-së Gazmend Hoxha, duke e liruar atë nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Kurti, në përputhje me legjislacionin në fuqi, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka caktuar Fehmi Hotin ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson kontributin dhe angazhimin e Gazmend Hoxhës gjatë mandatit të tij. /Zëri