Sveçla: Suspendimi i zyrtarëve policorë, Prokuroria Speciale tashmë ka filluar hetimin e rastit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur se për sa i takon suspendimit të zyrtarëve policorë, tashmë Prokuroria Speciale ka filluar hetimin për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor.
Në konferencë për shtyp, Sveçla theksoi se suspendimi është mekanizëm, në mënyrë që hetimi të vijojë pa asnjë pengesë ose asnjë tendencë për ta devijuar atë.
“Për sa i takon suspendimit të zyrtarëve policorë, tashmë e dini se Prokuroria Speciale ka filluar hetimin e rastit dhe suspendimi është mekanizëm, në mënyrë që hetimi të vijojë pa asnjë pengesë ose asnjë tendencë për ta devijuar atë. Por më lejoni të them që ky të jetë suspendimi i fundit, meqenëse çfarëdo gjetje, qoftë Inspektorati Policor, qoftë Prokuroria do të ketë, ne do të vazhdojmë me këso lloj masash”, është shprehur Sveçla. /Zëri