Valbona Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Pejë
Aktuale
October 29, 2026 - 14:21
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten ka caktuar prokuroren Valbona Haxhosaj në pozitën e ushtrueses së detyrës së kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë.
“Betimi për Drejtësi” mëson se vendimi erdhi pasi KPK-ja në këtë takim ka suspenduar nga ushtrimi i detyrës zyrtare kryeprokuroren e deritanishme të kësaj prokurorie, Lumturije Vuçetajn.
Vuçetaj u suspendua pas gjetjeve të raportit që janë paraqitur në kërkesën për fillim të hetimit disiplinor nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, që ndërlidhet me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.