Arian Tahiri dhe asamblistët e Mitrovicës ndezin qirinj në nderim të Arlinda Zekajt
Foto: Facebook

Arian Tahiri dhe asamblistët e Mitrovicës ndezin qirinj në nderim të Arlinda Zekajt

Aktuale October 27, 2026 - 20:20

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, së bashku me kolegët asamblistë të Mitrovicës, ka ndezur qirinj në nderim të kujtimit të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se ky gjest simbolik është shprehje solidariteti me familjen e të ndjerës dhe një thirrje për drejtësi e përgjegjësi institucionale.

Ai ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së jetës dhe dinjitetit të çdo gruaje, duke kërkuar që rasti të trajtohet me seriozitetin e duhur.

“Ky gjest simbolik është një thirrje për drejtësi, përgjegjësi institucionale dhe mbrojtje të jetës e dinjitetit të çdo gruaje”, ka shkruar Tahiri.

Deputeti i ka shprehur ngushëllimet familjes së Arlindës, duke përfunduar me mesazhin: “Drejtësi për Arlindën!”