Vrasja e Arlindës, protestohet para Gjykatës në Pejë
Aktuale
October 27, 2026 - 14:01
Vrasja e Arlinda Zekajt ka tronditur gjithë Kosovën.
Institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë nuk arritën të mbrojnë atë, përkundër që ajo disa i kishte paralajmëruar se jeta e saj është në rrezik.
Dhjetëra qytetarë janë duke protestuar para Gjykatës në Pejë, një nga institucionet përgjegjëse për rastin e Arlindës.
Duke e mbajtur fotografinë e Arlindës, ata kërkuan përgjegjësi nga institucionet për rastin tragjik.

