Sonte do të ndalet Njësia B2 e “Kosovës B”

Sonte do të ndalet Njësia B2 e “Kosovës B”

Aktuale October 23, 2026 - 10:54

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia B2 e termocentralit “Kosova B” do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24 tetor, rreth orës 00:15, për shkak të problemeve teknike të evidentuara.

Sipas njoftimit të KEK-ut, ndalja do të bëhet si masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve nga dëmtimet e mundshme dhe garantimit të sigurisë së operimit, transmeton Zeri.info.

KEK-u ka bërë të ditur se ekipet profesionale dhe teknike janë në gatishmëri për të nisur sanimin e problemeve sapo të krijohen kushtet e nevojshme.

Duke u bazuar në vlerësimet aktuale, sipas KEK-ut, punimet pritet të përfundojnë gjatë fundjavës.

Korporata ka njoftuar se publiku do të informohet me kohë për rikthimin e Njësisë B2 në operim. /Zëri