FSK-ja organizon ushtrimin “Digital Siege 2026” për sigurinë kibernetike

FSK-ja organizon ushtrimin “Digital Siege 2026” për sigurinë kibernetike

Aktuale October 22, 2026 - 16:23

Forca e Sigurisë së Kosovës ka organizuar ushtrimin ndërinstitucional “Digital Siege 2026”, me pjesëmarrjen e institucioneve publike, akademike dhe bankare të Kosovës.

Sipas njoftimit të FSK-së, ushtrimi u realizua nga Njësia e Sinjaleve dhe Kibernetikës, përmes Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, në bashkëpunim me kompaninë SimSpace.

Qëllimi ishte testimi i gatishmërisë për reagim ndaj incidenteve kibernetike dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional. Sipas njoftimit, gjatë ushtrimit u zhvilluan edhe skenarë praktikë për trajtimin e incidenteve të tilla.