Haradinaj: Protezat për invalidët e luftës janë detyrim i shtetit, jo luks
Foto: Zëri / Arkiv

Haradinaj: Protezat për invalidët e luftës janë detyrim i shtetit, jo luks

Aktuale October 21, 2026 - 13:35

Ramush Haradinaj ka kritikuar vendimin e sotëm të Komisionit, që vendosi të mos përkrahë amendamentin për ndarjen e një milion eurove shtesë për proteza dhe pajisje mjekësore për invalidët e luftës.

Sipas Haradinajt, është e papranueshme që ata që dhanë gjymtyrët dhe shëndetin për lirinë e Kosovës, sot të lihen në harresë nga Qeveria.

“Proteza për një invalid të luftës nuk është luks, por domosdoshmëri. Këto pajisje duhet të ndërrohen periodikisht, ndërsa kostoja e tyre është e papërballueshme për shumë prej tyre. Është detyrim i shtetit që t’ua sigurojë, e jo t’i lërë të kërkojnë ndihmë te miqtë dhe bashkatdhetarët në diasporë”, shkroi ai.