Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën
Aktuale
October 20, 2026 - 21:25
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka filluar mbledhjen për situatën në Kosovë, ku në fokus do të jenë zhvillimet politike, gjendja e sigurisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe e ardhmja e misionit të UNMIK-ut.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po përfaqëson Kosovën, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Po ashtu në këtë takim, përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, pritet të prezantojë raportin e fundit për Kosovën, i cili mbulon periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2026.