Ajetet kuranore në një banjë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë nxisin reagime në rrjet [foto]

Ajetet kuranore në një banjë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë nxisin reagime në rrjet [foto]

Aktuale October 20, 2026 - 13:28

Një fotografi e shpërndarë në rrjetet sociale, në të cilën shihen pjesë të ajeteve kuranore, pretendohet se është realizuar në një banjo në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Fotografia ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ku përdorues të ndryshëm kanë shprehur pakënaqësi për vendosjen e pjesëve nga Kurani, libri i shenjtë i myslimanëve, në një hapësirë të tillë, shkruan Zeri.info.

Disa nga reagimet e publikuara e kanë cilësuar këtë veprim si të papërshtatshëm dhe fyes ndaj ndjenjave fetare të besimtarëve myslimanë.

Image

Megjithatë, deri tani "Zëri" nuk ka arritur të konfirmojë vertëtësin ose zyrtarisht nëse fotografia është realizuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. /Zëri

Image