Çitaku: Po të kishte drejtësi, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi sot do të ishin në shtëpi
Foto: Laura Hasani

Çitaku: Po të kishte drejtësi, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi sot do të ishin në shtëpi

Aktuale October 12, 2026 - 19:22

Sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka folur sërish për aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Jakup Krasniqi.

Ajo në KlanKosova deklaroi se po të kishte drejtësi, ish-krerët e UÇK-së sot do të ishin në shtëpi.

“Fatkeqësisht, ky ka qenë një proces i deformuar në thelb. Është zhvilluar pa asnjë lloj mbikëqyrje. Ne nuk e kemi dëgjuar Bashkimin Evropian të deklarohet për procesin, deri tani. Kur reaguam ne si shtet, jo si parti politike. Pa asnjë lloj, një monstrum juridik”, tha Çitaku.

Çitaku theksoi se kjo gjykatë u themelua nga vet Kosova si rezultat i një letër-këmbimi me BE-në.

“Ne jemi vetëm të interesuar që ta kthejmë procesin në binarë të drejtë”, shtoi ajo.

Ajo shtoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, e kanë llogaritë veten të vdekur në ditën që e kanë veshë uniformën e UÇK-së.