Shiroka-Pula pret ambasadorin Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës
Foto: Presidenca e Kosovës

Shiroka-Pula pret ambasadorin Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Aktuale October 12, 2026 - 13:38

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj.

Ambasadori Malaj e uroi Presidenten për zgjedhjen në detyrë dhe shprehu shpresën se gjatë mandatit të saj do të intensifikohen më tej marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.

Image

Presidentja Shiroka-Pula theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të ecin bashkërisht dhe të mbështesin njëra-tjetrën.

Image

Siç bëhet e ditur në njoftim, Shiroka-Pula nënvizoi se, përveç rritjes së koordinimit në sferën e politikës së jashtme, Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria edhe në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm. /Zëri

Image