27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës
Foto: Laura Hasani

27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës

Aktuale October 10, 2026 - 08:48

Sot bëhen 27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

PDK u formua më 10 tetor të vitit 1999 nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumica e të cilëve deri asokohe ishin aktivistë dhe udhëheqës të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në fillim partia kishte emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, por më vonë e ndërroi emrin në Partia Demokratike e Kosovës.

PDK-ja u bë pjesë e qeverisjes së Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001. Bajram Rexhepi, nga radhët e kësaj partie, u zgjodh kryeministër më 4 mars 2002 dhe e mbajti këtë post deri në dhjetor 2004.

Që nga themelimi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës deri në vitin 2016 ishte Hashim Thaçi. Por pas marrjes së postit të Presidentit të Kosovës, drejtimi i partisë iu besua Kadri Veselit, i cili u zgjodh edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Pas tij, drejtues të PDK-së ishin edhe Enver Hoxhaj e Memli Krasniqi.

Aktualisht, PDK-ja drejtohet nga Bedri Hamza, i cili u zgjodh kryetar më 17 nëntor 2025, pas dorëheqjes së Krasniqit.