Ndahet nga jeta bashkudhëtari i Adem Jasharit, Ali Ngucati

Ndahet nga jeta bashkudhëtari i Adem Jasharit, Ali Ngucati

Aktuale October 09, 2026 - 14:40

Kreu i Oraganizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati, ka njoftuar për vdekjen e bashkëudhëtarit të Adem Jasharit, Ali Ngucati.

Përmes një postimi në Facebook, Gucati u shpreh se sot Kosova humbi njp nga shtyllat e saj më të forta. /Zëri

Postimi i plotë:

Sot Kosova humbi një nga shtyllat e saj më të forta. U nda nga jeta Ali Ngucati, burrë trimash, luftëtar i orëve të para e bashkëudhëtar i omandantit Legjendar Adem Jashari.

Fisnikëri në karakter, trimëri në veprim e dashuri të patundshme për atdheun, kjo ishte rruga që Aliu shkroi me jetën dhe veprën e tij. Burra si ai nuk ikin kurrë, ata mbeten të gdhendur përgjithmonë në gurin e historisë dhe në kujtesën e pashlyeshme të këtij dheu.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, o Trim.

Lirinë e pavarësinë që sot gëzojmë mbajnë mbi vete djersën, gjakun dhe sakrificën tënde.

Lavdi të përjetshme jetës, veprës dhe kontributit tënd, Kosova të kujton me nderime!