Tahiri: Kufizimi nuk e zhbën Specialen, por synon ta përmirësojë institucionin
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Kufizimi nuk e zhbën Specialen, por synon ta përmirësojë institucionin

Aktuale October 08, 2026 - 12:28

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka komentuar reagimet e ndërkombëtarëve pas ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Tahiri ka thënë se ndryshimi i ligjit në Kuvend vjen si rrjedhojë e dështimeve të shumta gjatë procesit gjashtëvjeçar.

“Ajo çka ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës është shumë e thjeshtë. Është ndryshuar një ligj, i cili vjen si rrjedhojë e shumë dështimeve, jo vetëm në procesin gjashtëvjeçar, mirëpo edhe në aspektin dhe qëllimin për çka është distancuar. Kufizimi ka të bëjë me të drejtën e Kuvendit të Kosovës. Ky kufizim nuk e zhbën, por e përmirëson një institucion i cili synon të ketë drejtësi. Vendimi është i plotfuqishëm, Kosova vazhdon rrugëtimin e vet, qëllimet institucionale dhe politike që i ka”, ka deklaruar Tahiri. /eo