Oxfordi njeh zyrtarisht shoqatën e parë shqiptare të studentëve
Aktuale
October 07, 2026 - 22:59
Përveç gëzimit të inaugurimit të Presidentes së re të Kosovës, një tjetër lajm i rëndësishëm është bërë i ditur sot nga Isa Bojaj.
Bojaj ka njoftuar se University of Oxford ka njohur dhe regjistruar zyrtarisht shoqatën e parë shqiptare të studentëve në historinë gati 1,000-vjeçare të universitetit.
Ai ka bërë të ditur se ka pasur kënaqësinë ta bashkëthemelojë dhe ta bashkëdrejtojë këtë shoqatë.
“Një moment krenarie për komunitetin shqiptar dhe një hap i rëndësishëm në përfaqësimin e tij në një prej universiteteve më të njohura në botë”, ka shkruar Bojaj. /Zëri