Haxhiu i uron mbarësi Shiroka-Pulës në detyrën e re si presidente e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Haxhiu i uron mbarësi Shiroka-Pulës në detyrën e re si presidente e Kosovës

Aktuale October 07, 2026 - 08:55

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula me rastin e marrjes së detyrës së presidentes së re të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi, Haxhiu i ka dëshiruar presidentes së re mbarësi në ushtrimin e detyrës, në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

“Uroj Presidenten e re të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula dhe i dëshiroj shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës së saj, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve”, shkroi Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar se Kuvendi ka përmbyllur një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje dhe duke gjetur zgjidhje institucionale.

Haxhiu është shprehur gjithashtu për periudhën gjatë së cilës ka ushtruar detyrën e Presidentes, duke e cilësuar atë si një përgjegjësi të veçantë institucionale.

“Për mua ka qenë një nder i veçantë të ushtroj detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës në një periudhë me përgjegjësi të mëdha institucionale. Këtë detyrë e kam ushtruar me respekt të plotë për institucionin dhe me përkushtim, duke u angazhuar që të ruhet vazhdimësia e funksionimit të shtetit deri në zgjedhjen e Presidentes së re”, deklaroi Haxhiu.

Postimi i plotë i Haxhiut, pa ndërhyrje:

Uroj Presidenten e re të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, dhe i dëshiroj shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës së saj, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve.

Kuvendi i Republikës së Kosovës përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje dhe duke gjetur zgjidhje institucionale.

Për mua ka qenë një nder i veçantë të ushtroj detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës në një periudhë me përgjegjësi të mëdha institucionale. Këtë detyrë e kam ushtruar me respekt të plotë për institucionin dhe me përkushtim, duke u angazhuar që të ruhet vazhdimësia e funksionimit të shtetit deri në zgjedhjen e Presidentes së re. /Zëri