Hamza: Shiroka-Pula emër i pranueshëm, Eliza Hoxhën e propozojmë kundër kandidate
Aktuale
October 06, 2026 - 23:09
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza mbajti një konferencë pas propozimit të të Albin Kurtit për Justina Shiroka Pulën si kandidate për presidente të Kosovës.
Ai tha se kjo çështje do të duhej më herët të trajtohej dhe të mos lihej në minutat e fundit.
Hamza tha se emri i Justina Shiroka-Pulës është i pranueshëm për ta dhe propozoi Eliza Hoxhën si kundërkandidate.
“Ne do të shkojmë në sallë dhe presim që të votohet ligji për Dhomat e specializuara e më pas për presidentin.Për ne emri i Justina Shiroka-Pulës është i pranueshëm.
Ne nuk do të pranojmë një kundërkandidate tjetër përveç Eliza Hoxhës”, theksoi Hamza. /Zëri