Haradinaj: Ky ligj është i të gjithë neve, ju bëj thirrje kthehuni në seancë
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Ky ligj është i të gjithë neve, ju bëj thirrje kthehuni në seancë

Aktuale October 06, 2026 - 21:03

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje deputetëve që të kthehen në seancën e Kuvendit për shqyrtimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se për votimin e tij kanë kontribuar partitë kryesore politike.

Haradinaj ka thënë se ky ligj është i Aleancës, PDK-së, Vetëvendosjes dhe komuniteteve joserbe, duke kritikuar, siç është shprehur ai, ndryshimin e qëndrimeve nga ora në orë dhe nga konferenca në konferencë.

“Me lejoni që të ju them që kam në dorë një dokument e ky është ligji për dhomat e specializuara. Ky është ligji i Aleancës, PDK, VV dhe pakicave jo serbe. Loja e tij nga ora në ora, nga konferenca në konferencë. Të gjitha temat kanë rëndësi por nuk ka as një logjikë që me u tall kështu. Ky ligj është i të gjithë neve që e kemi votuar. Kemi edhe tri orë, ju bëj thirrje kthehuni në seancë”, tha ai, në një konferencë për media.