Rrustem Mustafa, i vetmi nga PDK-ja që votoi pro Projektligjit për Byronë Shtetërore
Aktuale
October 05, 2026 - 14:49
Miratohet në shqyrtim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore dhe verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Projektligji mori mbështetje të plotë nga deputetët e pranishëm në votim, me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Nga radhët e PDK-së, në votim mori pjesë vetëm deputeti Rrustem Mustafa, ndërsa deputetët e tjerë të kësaj partie lëshuan sallën pak minuta para se të hidhej në votim, në shenjë kundërshtimi pasi s’u hodh në votim mocioni për votim të Ligjit për Specialen edhe në lexim të dytë sot në orën 17:30.