Driton Gojani zgjidhet kryesues i Bordit të ZRRE-së
Aktuale
October 05, 2026 - 13:28
Kuvendi i Kosovës ka votuar për zgjedhjen e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Në votim morën pjesë gjithsej 69 deputetë.
Driton Gojani ka marrë 62 vota, ndërsa Ymer Fejzullahu ka marrë vetëm shtatë vota.
Me këtë rezultat, Gojani është zgjedhur kryesues i Bordit të ZRRE-së, me mandat pesëvjeçar.