Nesër do të protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të ish-krerëve
Foto: Laura Hasani

Nesër do të protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të ish-krerëve

Aktuale October 02, 2026 - 14:09

Edhe në Malmo të Suedisë do të organizohet protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sipas njoftimit të platformës “Liria ka emër”, protesta do të mbahet nesër, rreth orës 14:00 -15:00.

Organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore. /Zëri